Kryeministri britanik Starmer takohet me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri britanik Keir Starmer do të takohet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë këtë të enjte për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe lidhjet tregtare dypalëshe. Presidenti amerikan ka kërcënuar me vendosjen e tarifave ndaj Evropës dhe ka kërkuar që kontinenti të mbështetet më pak tek Uashingtoni për sigurinë e tij.
Përpara takimit, Presidenti Trump, i cili dëshiron që anëtarët e NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përsëriti qëndrimin e tij se Evropa duhet të “fuqizohet”. Ai u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën se taksapaguesit amerikanë “nuk duhet të paguajnë më shumë sesa evropianët”.
Në atë që duket si përpjekje për të treguar pajtim me kërkesën e Presidentit Trump, Kryeministri Starmer njoftoi dy ditë më parë një rritje të papritur të buxhetit të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në 2.5% të PBB-së deri më 2027. Kryeministri Starmer tha se një vit më pas buxheti për mbrojtjen do të rritet në 2.6% të PBB-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje