Mundësi Chermen Valiev fiton medeljen e arit në turneun “Muhamet Malo”
Mundësi kuqezi, Chermen Valiev, ka rrëmbyer medaljen e artë në turneun e ranking series “Muhamet Malo”, që po zhvillohet në Shqipëri.
26-vjeçari garoi në peshën 74 kilogramë, duke mundur në finale mundësin sllovak Tajmuraz Salkazanov me rezultatin 2-0.
Ky sukses e ngjit Valievin në vendin e katërt në renditjen botërore të kësaj kategorie, me një total prej 31 mijë pikësh.
Turneu i ranking series, i cili u shërben sportistëve për të grumbulluar pikë të vlefshme ndërkombëtare, ka mbledhur mbi 700 garues dhe po zhvillohet me interes të lartë.
Ndërsa Valiev shkëlqeu për Shqipërinë, Irani dominoi ditën e parë të garave, duke fituar dy medalje ari. Turneu mban emrin e mundësit të njohur Muhamet Malo dhe do të zgjasë nga 26 shkurti deri më 2 mars.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta