1.8 mld të rritur nuk ushtrohen fizikisht, ekspertët: Rrezik për sëmundje të zemrës
1.8 miliardë të rritur në mbarë botën nuk po ushtrohen mjaftueshëm fizikisht. Kjo për ekspertët përkthehet në risk më të lart për sëmundje kardiovaskulare, kancer dhe diabet tip 2.
Ata thonë se njerëzit që nuk ushtrohen mjaftueshëm fizikisht kanë një rrezik 20-30% më të lartë për të humbur jetën në krahasim me njerëzit që janë fizikisht aktiv.
Edhe më alarmant është fakti se nga 31% që është aktualisht niveli i inaktivitetit fizik në nivel global pritet të shkojë ne 35% në 2030.
Nisur nga këto kushte ekspertët sugjerojnë në çdo individ duhet të kryejë minimalisht 150-300 minuta aktivitet fizik gjatë javës.
Ekspertët e shëndetësisë botërore mendojnë se veç mungesës së aktivitetit fizik edhe më shqetësuese është qëndrimi ulur për një kohë shumë të gjatë i popullsisë mbi 15 vjeç.
Sipas ekspertëve çdo vit, aktiviteti fizik i pamjaftueshëm rezulton në mbi 10 000 vdekje të parandalueshme në të gjithë rajonin dhe mjediset e punës së ulur janë një pjesë e madhe e këtij problemi.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)