Analiza e Spartak Ngjelës: Pse Gjykata e Lartë la në burg Ilir Metën
I ftuar në emisionin “People”, në Euronews Albania, avokati Spartak Ngjela analizoi arsyet e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në burg ish-presidentin Ilir Meta.
Sipas tij, SPAK ka ngritur akuza të rënda ndaj Metës, të cilat, sipas dispozitave ligjore, kërkojnë domosdoshmërisht masën e arrestit, duke përjashtuar masa më të lehta.
Ngjela theksoi se opozitarët nuk mund të ndikojnë në punën e SPAK-ut, pasi kanë vetëm fjalë, ndërsa situata ndryshon me kryeministrin, i cili ka shumicën parlamentare.
“Meta nuk akuzohet lehtë, akuzat janë të rënda sepse përfshijnë para dhe shpërdorim detyre. Ligji parashikon raste ku arrestimi është i detyrueshëm dhe raste ku ai nuk është i domosdoshëm. Në rastin e Metës, arresti është i pashmangshëm sipas dispozitave ligjore. Në thelb, arresti shtëpiak dhe ai në burg kanë të njëjtin efekt, pasi të dyja janë masa kufizuese,” – u shpreh Ngjela.
Duke iu referuar akuzave për shpërdorim detyre dhe përfitime financiare, ai tha: “Këtu bëhet fjalë për atë që ka pasur paratë. Sipas akuzës, Meta ka shpërdoruar postin e tij për përfitime financiare. Arsyeja kryesore e arrestimit është të parandalojë fshehjen e provave dhe mundësinë e arratisjes.”
Ngjela gjithashtu komentoi se Meta nuk u bë president falë forcës së partisë së tij, por falë aleancave politike, pasi sipas tij, dy forcat kryesore në vend mbeten socialistët dhe demokratët.
Në lidhje me ndikimin politik në sistemin e drejtësisë, ai tha se është e pritshme që kushdo që arrestohet të kritikojë procesin.
“Përderisa opozita nuk ka ushtri, nuk mund t’i bëjë presion SPAK-ut, sepse nuk ka forcë, ka vetëm fjalë. Ndërsa kryeministri është në një pozicion ndryshe, pasi ai ka shumicën parlamentare dhe mund të shkaktojë trazira politike,” – përfundoi Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta
Ministri Gogu për Koçekun: Nxis organet shtetërore të hetojnë çdo rast
Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
- 10:03 Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta
- 09:59 Shembjet e ndërtimeve në Theth, Marjana Koçeku: Kërkoj falje, tash do ju përfaqësoj si duhet
- 09:53 Ministri Gogu për Koçekun: Nxis organet shtetërore të hetojnë çdo rast
- 09:51 Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
- 09:45 Çfarë përmban marrëveshja SHBA-Iran?
- 09:39 Në 250-vjetorin e SHBA-së, VanHorn: Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA më të forta se kurrë