Çfarë dihet nga vrasja misterioze e të riut në Shkodër, askush s’i dëgjoi të shtënat

28 Shkurt 2025 | 16:37

Vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka në fshatin Guci e Re në Shkodër, të enjten në mesditë, ende nuk ka asnjë të dyshuar. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 20 persona, shumica banorë të zonës dhe familjarë të viktimës, për të zbardhur detaje që mund të çojnë hetuesit drejt zbardhjes së krimit.

Familjarët e 20-vjeçarit kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte me askënd dhe se nuk kanë asnjë të dyshuar për vrasjen e Pavlin Prekës.

Pavlin Preka u ekzekutua me gjashtë plumba në trup, duke u qëlluar me armë zjarri pistoletë.

Trupin e të ndjerit e ka gjetur të shtrirë në oborrin e banesës xhaxhai i viktimës. Hetuesit kanë ngritur dyshimet se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë me silenciator, për faktin se askush në fshat nuk ka dëgjuar zhurmën e krismës, por gjithashtu për faktin se trupi, kur është konstatuar nga i afërmi, ka qenë i ftohur, që lë të kuptohet se vrasja kishte ndodhur më herët.

Nga këqyrja e vendngjarjes, policia ka gjetur gëzhojat e plumbave afër njëra-tjetrës, duke ngritur dyshimet se viktima është qëlluar nga një distancë e afërt.

Gëzhojat e sekuestruara në vendin e ngjarjes ishin pranë njëra-tjetrës, çka forcon dyshimet se autori ka vepruar nga një distancë e afërt.

Pavlin Preka ka jetuar mes Dukagjinit dhe fshatit Guci dhe nuk rezulton me precedentë penalë.

Një ditë më parë, xhaxhai Prekë Preka tha se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk dinë kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarjeje. Nipi i tij është rritur me shumë halle, pasi i ati është divorcuar kur Pavlini ka qenë vetëm 3 vjeç.

Policia po vijon hetimet lidhur me këtë ngjarje, ndërsa një pistë hetimi është aktiviteti në zonën e Dukagjinit si çoban, për përfshirje të mundshme në kultivimin e kanabisit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026