Zelensky takim me Presidentin e SHBA: Donald Trump është në anën Ukrainës

28 Shkurt 2025 | 18:19

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten nga Shtëpia e Bardhë ku ndodhet në një takim me Presidentin e SHBA se mendon se Donald Trump është “në anën Ukrainës”

Zelensky shtoi “Dua të diskutoj se çfarë do të jenë gati të bëjnë SHBA”, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin duhet të ndalet.

Trump thotë se do të ishte mirë nëse ai dhe Zelensky mund të ndalojnë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Zelensky më pas thotë se nuk duhet të ketë “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin në negociatat për një marrëveshje paqeje.

Ai i tregon Trumpit fotografi të mizorive të luftës dhe shton: “Unë mendoj se Presidenti Trump është në anën tonë”.

Një gazetar e pyet Presidentin Trump: A do të dërgoni më shumë armë në Ukrainë në rast se nuk ka paqe?”

Trump përgjigjet: “Ne nuk po presim me padurim të dërgojmë shumë armë, ne po presim me padurim të mbarojmë luftën.

Ai shton: “Përgjigja është po. Por shpresojmë se nuk do të na duhet të dërgojmë shumë sepse mezi pres ta mbarojmë atë.”

Presidenti amerikan thotë se ai “e vlerëson marrëveshjen minerale sepse SHBA kishte nevojë për atë që Ukrina kishte”, duke shtuar: “Vendi ynë tani trajtohet në mënyrë të drejtë”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte. Ai u prit nga homologu i tij amerikan, Donald Trump, me të cilin pritet të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet strategjike.

Marrëveshja do t’i ofronte SHBA-së akses të lehtë në pasuritë minerale të pashfrytëzuara të Kievit në këmbim të investimeve dhe atë që Ukraina shpreson se do të ishin garanci konkrete sigurie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran

Trafiku i anijeve tregtare në Ngushtica e Hormuzit ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur nivelin më të lartë ditor që nga fundi i shkurtit....
20:04 | 25/06/2026

Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik. Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa...
19:08 | 25/06/2026

SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse

Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM) njoftoi se po bashkëpunon me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur operacionet e ndihmës...
18:53 | 25/06/2026