Eksperti zbulon lidhjet e Trump me familjen mbretërore dhe takimin me Starmer

28 Shkurt 2025 | 16:58

Eksperti Emanuel Bajra, duke folur në një lidhje live për Euronews Albania, komentoi vizitën e kryeministrit britanik Sir Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë dhe takimin e tij me presidentin Donald Trump.

Bajra theksoi se pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje tregtare shumë të rëndësishme dhe të vonuar mes Londrës dhe Uashingtonit, e cila nuk është realizuar nga presidentët dhe kryeministrat e fundit të të dy vendeve.

Ai nënvizoi se Trump nuk do të vendosë tarifa për Britaninë e Madhe, duke e konsideruar atë aleaten më të madhe dhe më besnike të Shteteve të Bashkuara, ndryshe nga qëndrimi i tij ndaj Bashkimit Evropian.

Eksperti gjithashtu foli për lidhjet e vjetra të Trump me Britaninë e Madhe, duke shpjeguar origjinën e tij dhe lidhjen e fortë të nënës së tij me familjen mbretërore britanike.

“Takimi i Trump me Starmer ishte i suksesshëm. Këtë e konfirmojnë edhe mediat britanike dhe amerikane, si dhe vetë kryeministri britanik. U sigurua që Britania e Madhe nuk do të përballet me tarifa. Prej viteve 1955-1960, Britania është përpjekur të ketë një marrëveshje bilaterale tregtare me SHBA-në, por kjo ka qenë e pamundur pasi Shtetet e Bashkuara donin që Britania të mbetej pjesë e BE-së. Këtë herë, Trump, si një anglofil dhe me origjinë britanike, duket se është i prirur t’i japë Britanisë së Madhe çmimin më të madh që ka kërkuar prej dekadash. Kjo është një fitore,” u shpreh Bajra.

Ai shtoi se Trump është një mbështetës i madh i familjes mbretërore britanike, duke theksuar se nëna e tij ka qenë mysafire e shpeshtë e Mbretëreshës dhe nënës së saj në vitet e kaluara. Bajra theksoi se lidhja e fortë e Trump me Britaninë e Madhe mund të ndikojë në trajtimin e veçantë që vendi do të marrë nga SHBA.

“Kryeministri i dha një festë zyrtare të Mbretit Charles III, dhe Trump e deshi shumë. Si duket, do të ftohet në Pallatin Mbretëror, që është një kështjellë në pjesën veriore të Skocisë, jo shumë larg fushave të golfit të Trump atje. Kjo do të shtrojë një tapet të kuq që Britania e Madhe të trajtohet me veçanti nga SHBA. Një element i rëndësishëm në këtë prapaskenë është fakti që ekzistojnë 147 baza ushtarake të Komonuelthit Britanik të shpërndara globalisht, dhe SHBA-ja është bashkëpartnere në 40 prej tyre. Britania e Madhe i ofron SHBA-së bashkëpunim në këto baza për të siguruar një prani strategjike afër Kinës,” shtoi Bajra.

Gjithashtu, ai analizoi vizitën e pritshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtetet e Bashkuara dhe theksoi rëndësinë e negociatave për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë.

“Rusët po kuptojnë se amerikanët e kanë të vështirë të shkëputen nga Ukraina. Siç ka thënë presidenti Trump, lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda 24 orëve. Aktualisht, jemi në një situatë ku Putini po teston vendosmërinë e Trump me një lojë psikologjike, duke e vënë Zelenskyn në një pozitë të vështirë në bisedimet me SHBA-në. Duket se ka një koordinim mes administratës ukrainase, Shtëpisë së Bardhë dhe Downing Street për të sfiduar Putinin dhe për të parë reagimin e tij,” analizoi Bajra.

Ai shtoi se Trump synon të përfundojë çështjen e Ukrainës brenda marsit, në mënyrë që të fokusohet në politikat e brendshme të SHBA-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026