Marrëdhënia SHBA-MB: Starmer dhe Trump vlerësojnë partneritetin mes tyre

27 Shkurt 2025 | 22:46

Kryeministri i Britanisë së Madhe ka shprehur vlerësimin nga ana e tij për marrëdhënien SHBA-Britani e Madhe duke theksuar se tashmë ky partneritet ka më shumë rëndësi se kurrë, duke nënkuptuar situatën kaotike në Ukrainë.

“Në një moment rreziku real në mbarë botën, kjo marrëdhënie ka më shumë rëndësi se kurrë. Të dy vendet mbeten partneri i parë i njëri-tjetrit në mbrojtje dhe nuk ka dy ushtri më të ndërthurura se e jona.

Ne qëndrojmë krah për krah ende sot, dhe jemi të fokusuar tani për t’i dhënë një fund të qëndrueshëm luftës barbare në Ukrainë”, tha Starmer.

Nga ana tjetër, Presidenti Donald Trump shpreh qasjen e tij për marrëdhënien SHBA-Britani të cilën e cilëson si të veçantë.

“Ju keni qenë të mrekullueshëm në diskutimet tona. Megjithatë, ju jeni një negociator shumë i ashpër. Nuk jam i sigurt nëse më pëlqen dhe është gjë e mirë, por kjo është në rregull”, tha Trump gjatë konferencës me Starmer.

Ai tregoi se statusi i të ashtuquajturës “marrëdhënie speciale” midis SHBA dhe MB mbetet i paprekur pas takimeve të tyre.

“Kryeministri dhe unë kemi pasur një fillim të shkëlqyer. SHBA dhe Britania e Madhe kanë një marrëdhënie të veçantë, shumë të veçantë, me të vërtetë si asnjë tjetër e kaluar nëpër shekuj. Dhe ne do ta mbajmë atë kështu. Ne do ta mbajmë atë shumë të fortë ashtu siç është”, tha Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026