Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët myslimanë fillojnë agjërimin
Sot, më 1 Mars, nisi muaji i shenjtë i Ramazanit, periudha më e rëndësishme për besimtarët myslimanë.
Gjatë këtij muaji, ata angazhohen në agjërim, duke u privuar nga ushqimi dhe çdo gjë tjetër ushqyese nga agimi deri në perëndim.
Ramazani është gjithashtu është një mundësi për të rritur përkushtimin shpirtëror dhe për të forcuar ndjenjën e solidaritetit.
Në Shqipëri, koha e syfyrit për sot në vendin tonë ishte në orën 04:39, ndërsa iftari do jetë në orën 17:37. Dita e fundit e Ramazanit do të jetë më 29 mars, dhe Fitër Bajrami do të festohet më 30 mars.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, theksoi rëndësinë e këtij muaji duke e cilësuar si një mundësi për të reflektuar mbi mirësitë që Zoti na ka dhuruar dhe për të shprehur solidaritet me ata që kanë nevojë.
“Ramazani është një mundësi për të kultivuar durimin, për të përmirësuar lidhjet me Kuranin, dhe për të rritur dashurinë dhe bujarinë ndaj të tjerëve. Ky muaj na kujton rëndësinë e solidaritetit dhe vëllazërisë, duke na ftuar të ndihmojmë ata që janë në nevojë dhe të forcojmë lidhjet me ata që janë afër dhe shoqërinë në përgjithësi.” 
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta