Izraeli bllokon hyrjen e të gjithë ndihmave humanitare në Gaza
Pas skadimit të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij vendosën të bllokojnë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, raportojnë mediat izraelite.
Sipas TV izraelit Channel 14, ky vendim është marrë në koordinim me amerikanët, transmeton AP.
“Me përfundimin e fazës së parë të marrëveshjes së pengjeve dhe në dritën e refuzimit të Hamasit për të pranuar (të dërguarin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump) planin e Steve Witkoff për vazhdimin e negociatave, të cilin Izraeli e ka pranuar, kryeministri Netanyahu ka vendosur të pezullojë të gjithë hyrjen e ndihmave humanitare dhe mallrave të tjera në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë.
Deklarata paralajmëron se Hamasi do të përballet me “pasoja të mëtejshme” nëse vazhdon të refuzojë të përmbushë angazhimet e tij.
Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi mbrëmë, disa orë pas skadimit të fazës së parë të armëpushimit të rënë dakord më parë, se Izraeli do të miratojë një propozim të të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, për një armëpushim të përkohshëm në Gaza gjatë periudhës së Ramazanit dhe Pashkës.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)