Realin e ndëshkon një “ish”, “Los Blancos” përmbysen nga Betis
Reali i Madridit është mposhtur në mënyrë surprizë nga Betis në La Liga me përmbysje. Dueli u mbyll në shifrat 2-1, ndërsa nga kjo ndalesë përfituan rivalët e qytetit, Atletiko.
Transferta ndaj Betis rezultoi më e vështirë nga sa pritej për Realin e Madridit i cili u mposht në shifrat 2-1. Los Blancos e nisën mirë përballjen dhe dhanë idenë se do të ishin 3 pikë të lehta, por vendësit arritën të barazojnë e më pas përmbysin kundërshtarin, duke i shkaktuar kështu humbjen e 4ët në La Liga. Diaz zhbllokoi shifrat në minutën e 10 duke kaluar përpara galaktikët, teksa pjesa e parë do të mbyllej në ekuilibër pas golit të Cardoso.
Në fraksionin e dytë vendësit ishin më kërkues, ashtu si gjatë gjithë takimit, ndërsa shënuan golin e dytë me ish-madrilenin Isco me penallti. Minutat në vijim nuk sollën më ndryshime duke bërë që Betis të fitojë 2-1 përballë pretendentëve të La Liga e dhënë një assist Atleticos së Madridit që e shfrytëzoi më së miri.
Mbrëmjen e së shtunës, el colchonero kishin një duel të vështirë ndaj Bilbaos, të cilët e mposhtën minimalisht. Mjaftoi një gol i yllit argjentinas Julian Alvarez për të marrë 3 pikët e prekur përkohësisht vendin e parë. Gara për kreun në La Liga sa vjen e bëhet më e bukur, ku Reali, Barcelona e Atletico luftojnë me njëra-tjetrën për titullin kampion.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht