EMRAT| Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Peqin, nënë e bir
Dy persona, nënë e bir kanë humbur jetën ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh.
Viktimat nënë e bir Klodian Shahini, 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini 55 vjeçe udhëtonin në mjetin tip “Benz” kur janë përplasur me një furgon pasagjerësh drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.
Për shkak të përplasjes shumë të fortë mjeti tip “Benz” është dëmtuar shumë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të prerë mjetin dhe për të nxjerrë viktimat nga makina.
Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë e cila ka ndikuar në paqëndrueshmërinë e mjeteve ne rrugë, por gjithashtu ekspertët shtojnë se mjetit gjithsesi kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi.
Aksi Elbasan Peqin vijon të marrë çdo ditë jetë njerëzish e me gjithë shqetësimet e vazhdueshme të ngritura nga media dhe protestat e banorëve, asnjë masë nuk është marrë për të shtuar parametrat e sigurisë në këtë rrugë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari