Gjendet i vdekur në Prishtinë vëllai i “Unikkatilit”, po hetohen shkaqet

3 Mars 2025 | 08:01

Rasti i vdekjes së Mentor Palokajt, vëllai i reperit të njohur Unikkatil, është hapur nga autoritetet si “hetim mbi vdekjen” pasi ai u gjet pa shenja jete më 2 mars në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Sipas informacioneve paraprake në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur lëndime të dukshme, por hetuesit po punojnë për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Në një komunikatë për mediat, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlora Ahmeti, njoftoi se rreth orës 18:00 të mbrëmjes, kishte ardhur informata për një person pa shenja jete. Ekipi mjekësor i pranishëm në vendngjarje konstatoi vdekjen, ndërsa hetuesit janë duke bashkëpunuar me prokurorin për të realizuar hetimin e plotë të ngjarjes.

Një informacion shtesë ka ardhur nga reperi Sadik Gjokaj, i njohur si “Kobra”, i cili konfirmoi lajmin e tronditshëm të vdekjes së vëllait të tij, Mentor Palokaj. Gjokaj shprehu pikëllim të thellë për humbjen dhe e quajti këtë ngjarje shokues.

Po ashtu, faqja në Facebook “Paloka Family, Gurakoc” shpërndau një postim ku u shpreh se vdekja e Mentorit ka lënë të pikëlluar të gjithë familjen.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, edhe anëtarët e tjerë të labelit TBA kanë shprehur reagimet e tyre të tronditura.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes, ndërkohë që priten detaje shtesë në orët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë kapet...
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026