Përfshihen nga zjarri disa lokale në Prishtinë
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në mëngjesin e së enjtes janë djegur disa lokale në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë.
Policia ka thënë se në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit dhe që nuk raportohet për persona të lënduar.
Malë Gashi, ushtrues detyre i komandantit të brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, ka thënë për mediat se zjarri ka përfshirë gjashtë biznese: Kafiteri, qebaptore, hapësira për shitje të pemëve dhe perimeve, si dhe të pajisjeve elektronike.
“Dëmet janë të mëdha, por me atë do të merren inspektorët për vlerësim. Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i qartë”, ka thënë ai.
Në fundjavë është raportuar edhe për djegien e një hotel-restoranti në Brezovicë, ndërsa më herët gjatë këtij muaji ishte raportuar edhe për djegien e ndërtesës së një klubi nate në kryeqytet.
Policia vijon hetimet në bashkëpunim me prokurorinë për sqarimin e plotë të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella