SHBA zbutet më tej me Rusinë, ndalon operacionet kibernetike ndaj Moskës
Administrata amerikane ka vendosur të ndërpresë operacionet ofensive kibernetike kundër Rusisë, në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë vazhdojnë.
Motivet për këtë vendim nuk janë bërë publike dhe nuk është e qartë sesa ndalimi do të zgjasë. Vetë Departamenti i Mbrojtjes ka refuzuar të bëjë komente.
Direktiva, sipas mediave ndërkombëtare, u dha përpara se Trump të përfundonte përplasjen me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky të premten e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.
Që nga rimarrja e detyrës, Trump ka zbutur qasjen amerikane ndaj Moskës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që Rusia e nisi mbi tre vjet më parë.
Madje, ai e ka justifikuar nisjen e luftës nga Rusia dhe ka njoftuar planet e tij për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Pa harruar faktin se Shtetet e Bashkuara u bashkua me Rusinë në votimin e fundit në Kombet e Bashkuara sa i takon luftës.
Ndalimi i operacioneve kibernetike ndaj Rusisë vjen teksa sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka dhënë udhëzime të reja për Komandën Kibernetike të Shteteve të Bashkuara.
Vendimi ngre pyetje mbi fuqinë e Amerikës për të luftuar sulmet informatike ruse, ndërhyrjet e Kremlinit në zgjedhje dhe përpjekjet e tij për të sabotuar unitetin e vendeve perëndimore që janë rreshtuar përkrah Ukrainës.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë