Rritet bilanci i vikimave në tregun e karnavaleve në Gjermani, arrestohet i dyshuari

3 Mars 2025 | 15:07

Bilanci i viktimave nga sulmi i ndodhur këtë të hënë në qytetin e Mannheim-it, Gjermani, është rritur. Sipas medias gjermane Bild, përplasja e një automjeti me një turmë njerëzish në tregun e karnavaleve ka shkaktuar dy viktima, ndërsa 25 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

“Si pjesë e masave të kërkimit që filluan menjëherë, një i dyshuar u identifikua dhe u arrestua,” deklaroi policia. Megjithatë, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e të dyshuarit dhe nuk kanë konfirmuar nëse incidenti po trajtohet si një sulm i qëllimshëm.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror të Mannheim-it, ku po zhvillohej një paradë e karnavaleve, një event që mbledh mijëra vizitorë në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Policia ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit ndërsa vazhdojnë hetimet.

Mannheim, një qytet me rreth 320,000 banorë, ndodhet në veri të landit Baden-Württemberg, pranë kufirit me Hessen dhe Rheinland-Pfalz.

Një seri sulmesh në Gjermani gjatë muajve të fundit

Incidenti në Mannheim është një ndër disa sulme të ngjashme që kanë ndodhur në Gjermani gjatë muajve të fundit. Më 13 shkurt, një burrë sulmoi me makinë një demonstratë në Mynih, duke shkaktuar disa të plagosur. Në dhjetor, një tjetër sulm me makinë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg rezultoi me gjashtë viktima dhe rreth 300 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Autori i këtij sulmi ishte një mjek me origjinë nga Arabia Saudite, i cili kishte jetuar në Gjermani që nga viti 2006.

Autoritetet gjermane po shqyrtojnë të gjitha pistat dhe vijojnë hetimet për të zbuluar nëse incidenti në Mannheim lidhet me sulmet e mëparshme apo është një akt i izoluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026