Makina futet mes turmës, 1 i vdekur dhe disa të plagosur në Gjermani

3 Mars 2025 | 14:08

Një sulm i rëndë ka ndodhur në qytetin e Mannheimit në Gjermani, ku sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një makinë ka marrë përpara një turmë me njerëz në qendër të qytetit.

Dëshmitarët okularë raportuan se disa persona janë plagosur dhe ndodhen të shtrirë përtokë, disa prej të cilëve po marrin ndihmën e parë nga ambulancat e mbërritura në vendnngjarje.

Oficerët e armatosur janë dislokuar në sheshin qendror Paradeplatz të Mannheim, dhe po bllokojnë urat që lidhin qytetin me Ludwigshafen, një qytet fqinj.

Sipas gazetës lokale Mannheimer Morgen, disa dëshmitarë kanë deklaruar se të paktën një person ka humbur jetën, por ky informacion ende nuk është konfirmuar nga autoritetet. Një dëshmitar raportoi se pa momentin kur një automjet përplasi disa këmbësorë në rrugën e njohur Planken, që është zona kryesore e tregtisë në qytetin me rreth 300,000 banorë.

Shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë janë të pranishme në Paradeplatz, ku po merren masat për të siguruar zonën.

Një person është arrestuar në lidhje me incidentin, sipas raportimeve të gazetës BILD.

Një treg i madh karnavalesh ka qenë i ngritur në qendrën e Mannheim që nga e enjtja.

Një nga shitësit në treg ka deklaruar për Mannheimer Morgen: “Është një situatë e tmerrshme, askush nuk e di çfarë ka ndodhur, vetëm shihen të plagosur dhe të vdekur, dhe nuk di se çfarë të bësh.”

“Aktualisht po zhvillohet një operacion policor në qendrën e qytetit të Mannheim, në zonën përreth Wasserturm/Plankenkopf. Policia dhe shërbimet e shpëtimit janë në rrugë.”, ka deklaruar policia lokale pa dhënë shumë detaje mbi numrin e viktimave apo të plagosurve.

Ky incident ka ndodhur vetëm disa javë pas një ngjarje të ngjashme në Mynih, ku një makinë ka përplasur një turmë me njerëz, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje 37-vjeçare dhe vajzës së saj 2-vjeçare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
14:25 | 25/06/2026

Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
14:19 | 25/06/2026

Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura

Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
13:52 | 25/06/2026