Nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike, Balluku: Morëm masa konkrete
Muaji shkurt shënoi fillimin e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike për abonentët familjarë, në vlerën 8.5 lekë për kilovat. Për të mos mbi faturuar abonentët, OSHEE ka marre masa qe leximi te verifikohet para se të dalë fatura mujore.
“Shkurti shënoi nisjen e aplikimit të çmimit të ri të fitojë, 8.5 lekë për kilovat për të gjithë abonentët familjarë që konsumojnë deri në 700 kilovat për orë, duke sjellë një reduktim të faturave për 95% të familjeve shqiptare. Kemi marrë të gjitha masat për të garantuar një proces të shpejtë dhe të saktë faturimi për të gjithë, duke dokumentuar përmes fotove leximin e çdo matësi dhe rritje transparencën për çdo rast”,-shkruan ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Çmimi aktual i energjisë për konsumatorët familjarë ishte 9.5 lekë për kWh, ndërsa pas miratimit të këtij vendimi, çmimi do të ulet me 1 lek për kWh. Kjo ulje do të aplikohet për konsumatorët që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj dhe do të jetë në fuqi për periudhën 1 shkurt – 31 dhjetor 2025.
LEXONI GJITHASHTU:
Këmbimi valutor 16 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Marrëveshja SHBA-Iran ul ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet globale
Pagesat bankare rriten me 22% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 17:51 Gana apelon vendimin e Kanadasë për refuzimin e vizës së Partey për Kupën e Botës
- 17:45 Inteligjenca amerikane vlerëson: Irani mund të bllokojë Ngushticën e Hormuzit sipas dëshirës
- 17:43 Fregata ruse qëllon me armë zjarri jahtin britanik në Kanalin e La Manshit
- 17:34 Kanadaja rrit presionin ndaj Moskës, vendos 162 sanksione të reja kundër Rusisë
- 17:27 Raporti: Mediat sociale, burimi kryesor i lajmeve në botë të nxitura nga të rinjtë dhe inteligjenca artificiale
- 17:21 Irani kërkon që Izraeli të tërhiqet nga Libani si pjesë e marrëveshjes