Emrat/ SPAK operacion antidrogë në Sarandë e Delvinë, jepen 12 masa sigurie

4 Mars 2025 | 10:20

Një operacion i gjerë i Policisë së Shtetit ka çuar në arrestimin e tre personave dhe shoqërimin e nëntë të tjerëve në Sarandë dhe Delvinë, të dyshuar si të përfshirë në një grup kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte dhe ka qenë i koordinuar nga SPAK, por për shkak të moskompetencës, çështja është kaluar më pas në Prokurorinë e Gjirokastrës. Hetimet për këtë çështje kanë nisur në vitin 2020 nga SPAK.

Në Sarandë janë arrestuar Bledar Haderi, një person me precedentë penalë, që ka masën e sigurimit “Arrest në burg”; Gelbert Koshi, i cili ka masën “Arrest në shtëpi”; dhe Dhurim Logli, i cili ka masën “Detyrim për t’u paraqitur në polici”. Ndërkohë, në Delvinë janë shoqëruar Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, i njohur për precedentët e shumtë penalë, dhe Orges Kalo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026