Juventus ngjitet në vendin e katërt, “presion” Interit dhe Napolit

4 Mars 2025 | 11:31

Juventus është ngjitur në vendin e katërt në klasifikim në kampionat pas fitores 2-0 ndaj Veronës. Bardhezinjtë e shohin veten në zonën e Champions, 6 pikë larg Interit kryesues.

Juventus po merr frymë lirisht në kampionat, aty ku ka nisur një periudhë me rezultate pozitive, por nuk dihet se sa do të zgjasë kjo formë. Trajneri Motta dhe lojtarët e tij regjistruan fitoren e pestë radhazi, duke u ngjitur në vendin e katërt në klasifikim, çka përkthehet në pjesëmarrje në Champions për sezonin e ri, por ka ende shumë punë për të bërë. Aktualisht, në Serinë A mbeten edhe 11 javë për tu luajtur.

Të hënën, “Zonja e Vjetër” ia doli ndaj Veronës, në një duel ku sistemi VAR i shpëtoi, pasi miqtë realizuan një kryevepër. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën torinezët vulosën fitoren. Thuram konfirmoi edhe njëherë se është një lojtar kyç për ekipin, duke shënuar në minutën e 72’. Në fund të ndeshjes, Koopmeiners shënoi golin e dytë, duke u dhënë një përgjigje edhe tifozëve që kishin kërkuar shkarkimin e trajnerit.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi në kampionat për Juventusin, që ka shfaqur një formë jo të qëndrueshme. Aktualisht, ata kanë 52 pikë, 6 më pak se Interi, që qëndron në krye të klasifikimit në Serinë A. Bardhezinjtë po bëjnë presion jo vetëm ndaj zikaltërve, por edhe ndaj Napolit dhe Atalantës, me këtë të fundit që do të ndeshen në duelin e radhës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026