“Po mbrojmë amerikanët”, Trump për tarifat e reja: SHBA nuk do të shfrytëzohet më

5 Mars 2025 | 09:55

Në një fjalim të martën para Kongresit amerikan, Presidenti Donald Trump mbrojti vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve të SHBA-së dhe u angazhua për shtimin e tyre.

Në fjalën e tij, Trump sulmoi partnerët tregtarë të SHBA-së, përfshirë Bashkimin Evropian, duke thënë se ata kanë tarifa më të larta për produktet amerikane, duke krijuar një situatë të padrejtë për ekonominë amerikane.

“Bashkimin Evropian, Kina, India, Meksika dhe Brazili, kanë përdorur tarifa për dekada, duke ngarkuar SHBA-në me kostot e padrejta, dhe tani ishte koha për të marrë masa reciproke”, tha Trump.

Trump bëri të ditur se më 2 prill do të fillojnë të hyjnë në fuqi tarifat reciproke ndaj çdo vendi që ka vendosur tarifa kundër SHBA-së, duke përfshirë këtu edhe Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se qëllimi i këtyre masave ishte mbrojtja e interesave ekonomike të amerikanëve, të cilët, sipas tij, janë shfrytëzuar nga politikat e padrejta tregtare të këtyre shteteve.

Ai tha se SHBA nuk do të pranojë më të shfrytëzohet dhe se do të ndërmerrte masa të menjëhershme në përgjigje të tarifave të vendosura nga këto shtete.

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit të tij u përqendrua në mundësinë e një lufte tregtare globale.

Trump tha se vendosja e tarifave është një masë e nevojshme për të mbrojtur ekonominë amerikane dhe për të rikthyer prodhimin dhe investimet në territorin amerikan.

Ai theksoi se administrata e tij po punon për projekte infrastrukturore, si ndërtimi i një gazsjellësi të madh në Alaskë, dhe rritjen e prodhimit të mineraleve të rralla, duke i konsideruar këto hapa të domosdoshëm për forcimin e ekonomisë amerikane.

Në përgjigje të këtyre politikave, disa shtete, përfshirë Kanada, Meksikë dhe Kinë, kanë njoftuar masa hakmarrëse ndaj importeve amerikane, duke ngritur shqetësime për ndikimet negative që mund të ketë një luftë tregtare e përshkallëzuar në ekonominë globale.

Trump gjithashtu njoftoi se do të vendosë tarifa për produkte të tjera strategjike si alumini, bakri dhe çeliku, duke shtuar se këto masa janë pjesë e një plani të gjerë për të stimuluar prodhimin brenda SHBA-së dhe për të rritur punësimin.

Në përfundim, Presidenti amerikan theksoi se ky proces mund të sjellë një periudhë të rregullimit dhe ndikimesh të mundshme negative, por ai bëri thirrje për durim, duke u shprehur se ky ishte një hap i domosdoshëm për të ruajtur fuqinë ekonomike të SHBA-së dhe për ta bërë Amerikën të pasur përsëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026