Gjendet një bombë në stacionin e Francës, ndërpriten trenat në Gare du Nord

7 Mars 2025 | 08:28

Shërbimet lokale të trenit dhe Eurostar janë ndërprerë në stacionin Gare du Nord në Paris pasi raportohet për një bombë të pashpërthyer nga Luftës e Dytë Botërore që u gjet aty pranë.

Bomba u gjet në mes të shinave në zonën e Saint-Denis, një periferi të Parisit, gjatë punimeve gjatë natës në shina, raportojnë mediat lokale.

Eurostar dhe të gjithë trenat e tjerë janë ndalur këtë mëngjes në Gare du Nord, stacioni më i ngarkuar i Francës, ndërsa policia po punon për të çaktivizuar pajisjen e pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore. Faqja e internetit e Eurostar tregon se tre trena ishin planifikuar të niseshin këtë të premte.

Gare du Nord është stacioni hekurudhor më i ngarkuar në Evropë dhe u shërben 214 milionë pasagjerëve në vit, sipas Eurostar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026