Lista Serbe akuzon Rashiçin se e fitoi mandatin e deputetit me votat e shqiptarëve
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka deklaruar se Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit ka siguruar një mandat në Kuvendin e Kosovës “falë” votave të shqiptarëve.
Nga ana tjetër, Rashiç në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, thekson se në dy vjetët e fundit ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës dhe se me punën e tij ka fituar besimin e komuniteteve të tjera joshumicë që jetojnë në Kosovë, e jo vetëm të komunitetit serb.
Rashiq është ministër në Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, i cili e emëroi atë në këtë pozitë pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.
Lista Serbe pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, deklaroi se kishte fituar të gjitha dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb, por më 7 mars, zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se “kanë harruar faktin se Rashiq është i preferuari i Prishtinës dhe regjimit të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit, prandaj do të marrë vota edhe aty ku nuk ka serbë”.
Ai përmendi si shembull faktin që partia e Rashiqit ka marrë vota në Podujevë, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Malishevë dhe Kaçanik.
“Shembulli më drastik i këtij inxhinieringu politik është komuna e Prizrenit. Lista Serbe ka marrë 30 vota në të gjithë komunën e Prizrenit, ndërsa ai [Rashiq] ka marrë 157 vota. Kjo është e vetmja komunë ku Nenad Rashiq ka arritur të mposhtë popullin serb në mënyrë kaq drastike me votat e shqiptarëve”, tha Simiq në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut.
Rashiq i është përgjigjur këtyre akuzave duke thënë se gjatë dy vjetëve të fundit si ministër ka ndihmuar 1.700 familje, nga të cilat të paktën gjysma ishin pjesëtarë të komuniteteve tjera joserbe.
“Për ta bërë të qartë, komunitetet jetojnë kudo, duke filluar nga serbët, goranët, turqit, boshnjakët, ashkalinjtë, egjiptianët dhe romët. Mënyra se si kemi punuar, mendoj se ka qenë e drejtë të merrnim edhe më shumë vota. Votat tona janë reale dhe jo si të tyre, të importuara nga njerëz që nuk kanë jetuar në Kosovë për 25 vjet”, tha Rashiq për Radion Evropa e Lirë, duke aluduar në votat e serbëve të zhvendosur nga Kosova, të cilët erdhën për të votuar me organizimin e Komisariatit për Refugjatë të Serbisë Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene