Vrau prindërit e ish-të dashurës, ekzekutohet me pushkatim 67-vjeçari në SHBA

8 Mars 2025 | 08:30

Një burrë nga Karolina e Jugut, i dënuar për vrasjen e prindërve të ish-të dashurës së tij, është bërë i pari i dënuar me vdekje në SHBA që ekzekutohet me pushkatim në 15 vitet e fundit.

Brad Sigmon u qëllua për vdekje pak pas orës 18:00  të premten nga tre vullnetarë të departamentit të korrigjimeve shtetërore që qëlluan me pushkë në gjoks me plumba të projektuar posaçërisht.

Sigmon, 67 vjeç, u dënua për vrasjen e David dhe Gladys Larke me shkop bejsbolli në vitin 2001 përpara se të rrëmbente ish të dashurën e tij me armë. Ajo arriti të arratisej teksa ai qëlloi drejt saj.

Ai kishte kërkuar vdekjen me pushkatim ndaj dy metodave të tjera të ekzekutimit të miratuara nga shteti: karrige elektrike dhe injeksion vdekjeprurës.

Tre anëtarë të familjes Larke ishin të pranishëm për të dëshmuar vdekjen e tij, tha ajo, si dhe këshilltari shpirtëror i Sigmon.

Ai u tha dëshmitarëve se donte që deklarata e tij e fundit “të ishte një deklaratë dashurie dhe një thirrje për të krishterët e mi që të na ndihmonin t’i jepnim fund dënimit me vdekje”.

Pas deklaratës së tij përfundimtare, mbi kokë i është vendosur një kapuç. Një perde që fshihte tre vullnetarë u hap në orën 18:01. Në orën 18:05, treshja qëlloi nga 4.6m larg pa asnjë numërim mbrapsht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026