Marshim për “8 Marsin” në Kosovë, gratë sulmojnë me tymuese stacionin e policisë

8 Mars 2025 | 13:19

Kolektivi “Marshojmë S’Festojmë” ka vazhduar marshimin e tij tradicional për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Kosovë, me moton “Marshojmë për njana-tjetrën”. Gjatë marshimit, gratë kanë mbajtur në dorë flamurin e Palestinës, duke shprehur solidaritet për sulmet ndaj civilëve në Gaza. Po ashtu, në objektin e Avokatit të Popullit u vendos një baner me mbishkrimin “Një e ardhme më e mirë është e mundur”.

Gratë kanë vazhduar rrugën drejt objektit të Policisë së Kosovës, ku kanë hedhur ngjyra dhe tymuese të kuqe pranë hyrjes kryesore të stacionit policor. Ndërkohë që me altroparlantë kanë përmendur emrat e grave të vrara gjatë viteve të fundit në Kosovë.

“Poshtë Policia patriarkale, Policia i ka duar të mbushura me gjakun e grave të vrara”, deklaruan protestuesit.

Më pas, marshimi vijoi drejt objektit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke përcjellë mesazhe kundër dhunës ndaj grave dhe duke kërkuar drejtësi për viktimat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026