Qendrat e emigrantëve, ligji i ri i BE lë jashtë “pikat e kthimit” në Shqipëri

8 Mars 2025 | 15:40

Legjislacioni i ardhshëm për kthimin e emigrantëve nga Bashkimi Evropian në vendet e origjinës nuk do të përfshijë të ashtuquajturat “pikat e kthimit” jashtë territorit të BE-së, si ato të ngritura në Shqipëri pas marrëveshjes me Italinë.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim në dijeni të draftit, për Euronews. Legjislacioni, që do të prezantohet të martën e ardhshme në Strasburg gjatë sesionit plenar të Parlamentit Evropian, synon të çojë në krijimin e rregullave të harmonizuara në radhët e bllokut mbi procedurat e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre, nëse kërkesa e tyre për azil refuzohet.

Pikat e kthimit parashikohej të shërbenin si qendra të ngritura në vende të treta jashtë Unionit, ku aplikantët e refuzuar do të mund të prisnin derisa të realizohej kthimi i tyre në vendin e origjinës.

Sikurse ka raportuar më herët Euronews, Komisioni Evropian po shqyrtonte mundësinë e përfshirjes së këtyre qendrave në ligj.

Shtete të shumta anëtare, përfshirë Austrinë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Danimarkën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Letoninë dhe Maltën e mbështetën si opsion.

Por shumë organizata të shoqërisë civile i kundërshtuan këto qendra, me argumentin se do të çonin në burgime të gjata dhe në shkelje të të drejtave të njeriut.

Ligjet aktuale të BE-së i ndalojnë autoritetet të dërgojnë emigrantët kundër vullnetit të tyre në vende ku ata nuk kanë një lidhje.

Disa shembuj, si ngritja e bazave në Gjadër dhe Shëngjin, u kritikuan ashpër dhe u cilësuan si çnjerëzore dhe joefikase.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ra dakord me kryeministrin Edi Rama të dërgojë 36 mijë emigrantë të parregullt në Shqipëri, teksa prisnin përgjigjen përfundimtare mbi kërkesën e tyre për azil.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026