Kërkohet zgjatja e afatit për regjistrimin e emigrantëve

4 Mars 2025 | 14:28

PD  ka paraqitur kërkesën për një vetëmbledhje të Komisionit Regullator, me qëllim shtyerjen e regjistrimeve të zgjedhësve nga jashtë Shqipërisë si dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve të ndryshuar. Ata kanë kërkuar një mbledhje të Komisionit Rregullator në mënyrë urgjente këtë të martë.

“Ne anëtarët e Komisionit Rregullator propozojmë një afat shtesë 5-ditor gjatë të cilit zgjedhësve që iu është refuzuar kërkesa mund të riaplikojnë, duke plotësuar dokumentacionit dhe kërkesat ligjore, si dhe për zgjedhësit e tjerë të mund të regjistrohen. Ne harmoni me këtë propozim është edhe propozimi për shkurtimin e afatit gjatë të cilit KQZ merr vendim për regjistrimin e këtyre zgjedhësve qe rishprehin vullnetin e tyre për t’u regjistruar apo atyre qe rishtazi kërkojnë regjistrimin”, thuhet në kërkesën e PD.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026