“50 vite pritje”, Ismeti rrëfen në ‘Real People’ takimin me babanë që nuk e njihte

8 Mars 2025 | 18:19

Personazhi i radhës në “Real People” ishte Ismeti me origjinë nga Kosova i cili u shpërngul në Fier-Shegan. Gjatë intervistës, Ismeti tregon se shtëpia e tij është kthyer si në një muze tashmë pasi aty ai çdo gjë e ka punuar vetë, duke nisur nga ndërtimi i shtëpisë, materialet antike, fotot apo albume të ceremonive që zhvillonte.

Ai ka rrëfyer mbi jetën e tij në Lushnjë, familjen si dhe vështirësitë që ka hasur me humbjen e bashkëshortes, apo takimi me babain e tij për herë të parë në moshën 50-vjeçare.

“Gjyshi jonë u vendos në Lushnjë. Në kohën e Ahmet Zogut zgjidheshin nxënës më të përparuar, me shkollë dhe kërkonin për ushtarak. Për babain thanë që ky është më i zgjuari dhe më pas ai bëri akademinë ushtarake. Pas kësaj kohe u punësua në Berat, në Korçë, në Pogradec, Gjirokastër, Vlorë dhe prap erdhi në Lushnjë, aty kur kishte ardhur gjyshi jonë për herë të parë.

Unë jam rritur këtu në Lushnjë, jam mekanik por edhe shtëpitë vetë i kam bërë. Jam akoma duke punuar po prap i kam lënë disa gjëra si muze”, tha Ismeti.

Përtej faktit që ai tregon se ka humbur bashkëshorten, ai tregon se dhe fëmijët i ka jashtë shtetit dhe tashmë jeton vetëm në Lushnjë. Më tej, Ismeti ka ndarë detaje nga takimi me babain e tij pas 50 vitesh.

“Bashkëshortja ishte 17 vjeçe kur e njohja, por nuk e kam më, nuk jeton. Ajo vuante nga kanceri i gjirit dhe ishte i pamundur shërimi i saj, ndërroi jetë në 2005. Kam 7 fëmijë, të gjithë janë të shpërndarë.

Babai ishte larguar nga Shqipëria në 45’ dhe nëna mbeti vetëm me mua. Në vitin 1991, kam qenë në Zvicër dhe aty takova babain për herë të parë. Se kisha takuar babain më përpara deri në moshën 50 vjeç, vetëm kisha dëgjuar për të, e shihja nëpërmjet fotove.

Takimi me të ishte mallëngjyes shumë. Flisnim me telefon dhe me letra por e imagjinoja më shumë edhe pse kisha foto. U përlota dhe u emocionova shumë. Me të zhvilluam bisedat se si kemi jetuar dhe më vonë erdhi të takonte nënën. Babai u martua, priti 15 vite dhe lindi dy goca dhe një djalë dhe me fëmijët e tij flas, kam marrëdhënie të mira”, u shpreh Ismeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026