“Ndjej nostalgji”, Mësonjëtorja e Korçës rikthen Silvian në shkollë pas 62 vitesh
Para 62 vitesh Silvia Skënderi ishte nxënëse e klasës së parë në godinën e shkollës së parë shqipe në Korçë e sot ajo rikthehet në 7 Mars për të kujtuar përsëri fëmijërinë e saj.
“Kam qenë nxënëse në klasën e parë fillore nga viti 1963 deri në klasën e tretë fillore. Pastaj vazhduam në Mësenjëtoren e parë shqipe në godinën e re, e kjo godinë u kthye në muzeum. Mësuese kisha Pandora Rushi, ndërsa violinë më bënte Vaskë Kolaci. Ishim me instrumenta, nxënësit konkurronin fillimisht e më pas pranoheshin. Ishte shkollë e përgjithshme dhe muzike”, tha Silvia Skënderi.
Silvia vjen çdo 7 Mars pasi nostalgjia e rikthen, e sot shpreh mirënjohjen e saj ndaj mësuesve të parë të saj.
“Vij çdo 7 Mars, kam nostalgji për vitet e para të shkollës e për ata mësues që na kanë edukuar, më bënë të dashuroj profesionin e mësuesit e ta çoj me tej si misionare e edukuese. Jam ekonomiste kontabël, 15 vite punova në eksperiencë t’ia kaloja nxënësve në ekonomi”, shtoi Skënderi.
Për këtë 7 Mars në ABC-ja u shfaq një ekspozitë me fletore të vjetra ndërsa është ekspozuar edhe regjistri fillor femëror, i cili ka qenë nga viti 1923-1950
“Janë regjistra që ekspozohen për herë të parë. Është e rëndësishme të theksojmë se këto shkolla kanë kultivuar vetëdije kombëtare dhe fuqizimin e gruas në shoqëri. Korça ka qenë pararojë e shkollës së parë shqipe. Këto shkolla femërore tregojnë rëndësinë e edukimit në Korçë”, tha Drejtoresha e Bibliotekës” Thimi Mitko “Korçë, Jorida Tollkuci.
Një koment ka dhënë dhe Mirgen Shamblli, koleksionist.
“Vijnë për herë të parë fletoret e para, me rastin e 138 vjetorit të shkollës së parë shqipe. Janë fletore shkrimi, fletore vizatimi, bukur shkrimi, matematike. Janë fletore personale dhe është koleksion i madh, rreth 200 fletore nga 1925 deri në 1990”, tha Shamblli.
Shkolla e parë shqipe ka pritur me qindra vizitorë në ditën e mësuesit, ndërsa ka patur edhe nga ata që janë rikthyer pas dhjetëra vitesh në ish shkollën e dikurshme të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian