Mark Carney fiton garën për të zëvendësuar Trudeaun si kryeministër i Kanadasë

10 Mars 2025 | 07:04

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit të dielën, teksa ish-guvernatori i bankës kanadeze paralajmëroi për “ditë të errëta” të shkaktuara nga Shtetet e Bashkuara nën presidencën e Donald Trumpit.

Carney menjëherë mori një qëndrim kundër presidentit amerikan, të cilin e akuzoi se po “sulmon punëtorët kanadezë, familjet dhe bizneset”.

“Nuk mund ta lëmë atë të ketë sukses”, tha 59-vjeçari, i cili do të marrë detyrën në ditët në vijim nga udhëheqësi në largim i liberalëve, Justin Trudeau.

Trudeau njoftoi në janar se do të tërhiqej pas më shumë se nëntë vjet në pushtet, pasi mbështetja e publikut për të, sipas sondazheve, ra ndjeshëm, duke detyruar Partinë Liberale që të zhvillojë garë partiake për ta zëvendësuar atë.

Por, Carney mund të mos qëndrojë për një kohë të gjatë në këtë detyrë.

Kanadaja duhet të mbajë zgjedhje deri në tetor, por vendi mund të përballet me zgjedhje të parakohshme brenda javësh. Sipas sondazheve aktuale, konservatorët, që janë në opozitë, konsiderohen favoritë.

Gjatë fjalimit të fitores para një turme mbështetësish të partisë në Otavë, Carney paralajmëroi se SHBA-ja nën Trumpin po përpiqet të marrë kontrollin e Kanadasë.

“Amerikanët duan burimet tona, ujin tonë, tokën tonë, shtetin tonë”, tha ai.

“Këto janë ditë të errëta, ditë të errëta të shkaktuara nga një shtet që ne nuk mund t’i besojmë më”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026