U zhduk në mënyrë misterioze, gjendet i mbytur në det 49-vjeçari në Ksamil
Pas dy ditësh kërkimesh intensive, policia ka gjetur trupin e pajetë të 49-vjeçarit Naim Likometi në plazhin e Gjirit të Hartës, duke i dhënë fund misterit të zhdukjes së tij.
Sipas burimeve policore, trupi u zbulua në orët e pasdites dhe u transportua menjëherë drejt morgut për autopsi, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Paraprakisht, dyshohet se 49-vjeçari është mbytur në det, por autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë hetimi.
Likometi, banor i Tiranës, ishte shpallur i zhdukur që nga mëngjesi i 8 marsit. Misteri rreth fatit të tij u thellua më tej kur rrobat dhe telefoni i tij u gjetën në breg të detit. Sipas familjarëve, celulari i tij ka qenë aktiv deri në orën 16:00 të së njëjtës ditë, përpara se të fiket, duke e bërë edhe më të vështirë lokalizimin e tij.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”, është gjetur i pajetë shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.
Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta