Alliu: Shqipëria t’i dërgojë një ftesë lojtarëve, po nuk e pranuan, rruga e mbarë…

10 Mars 2025 | 21:24

Gjithmonë do të jetë një temë diskutimi e ngritur në Shqipëri ajo e pranimit apo e mos pranimit të ftesës nga ana e lojtarëve me origjinë shqiptare në Kombëtaren tonë.

Flitet për lojtarë që janë pjesë e disa ekipeve mesatare në Europë, në moshë të vogël dhe që quhen me shumë premisë në të ardhmen. Në emisionin “Max Sport” që transmetohet në Euronews Albania u diskutua edhe për një temë të së kaluarës, Adnan Januzaj.

Ky i fundit po luante te Manchester United dhe bëri bujë jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën. Mënyra sesi shqiptarët u bënë bashkë asokohe për të bindur Januzajn të vishej kuqezi ishte mbreslënëse, për herë të parë për një lojtar nuk po merrej më vetëm FSHF për ta bindur, por e gjithë shqiptaria. Në fund Januzaj tha sërish “JO” dhe pjesa tjetër e karrierës së tij ishte histori. Alliu kujtoi edhe njëherë tjetër këtë rast, ndërsa Artur Cobani u shpreh se Shqipëria ka gabuar me mënyrën sesi tentoi të afronte Januzajn.

Artur Çobani : “Po kthehem te Januzaj, ne kemi gabuar shumë me Januzajn”.

Ilir Alliu: “Ku po luan Januzaj sot?”

Artur Çobani ” “Ne nuk kemi bërë një politikë të drejtë në atë kohë me Januzajn, e humbëm”.

Ilir Alliu: “Po lëre mo se ngritëm delegacion shqiptar e dërguam në Angli se i përjetojmë këto gjëra sikur janë çudira të mëdha. Vajtëm gjetëm edhe Parashqevin atje, ngritëm komision paralmentar të kthenim Parashqevin mbrapa, se na çudite fare tani. Merr një ftesë nga Shqipëria dhe pastaj po deshe hajde, po deshe mos hajde kurrë. Të lusësh lojtarin të vij për kombin e tij, nuk bëhet kështu. Po deshe hajde, shih punën tënde pastaj”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026