“Janë të paligjshme”, Artan Pogoni: Federatat sportive në vend në kaos total
Artan Pogoni, pedagog i sporteve, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin MAX Sport në Euronews Albania, ku ka theksuar se situata e federatave në sportin shqiptar është në një kaos total.
“Përveç volejbollit, që nga Komiteti Olimpik deri te të gjitha federatat, ka një paligjshmëri të frikshme. Ligji nuk zbatohet, dhe të gjithë janë jashtë ligjit,” tha Pogoni.
Ai theksoi se klubet sportive nuk kanë të drejtë vote, pasi nuk janë të regjistruara në gjykatë.
“Federata e Volejbollit në Shqipëri është drejtuar nga një shtetas turk, Ibrahim Askoi, që nga viti 2011 dhe është regjistruar si kryetar i kësaj federate në gjykatë,” shtoi Pogoni.
Gjithashtu, ai theksoi se ata që janë jashtëligjshëm, kanë zgjedhur një president të Komitetit Olimpik, të cilin e cilësoi po ashtu të paligjshëm, duke përmendur se ky ka qenë objekt i një vendimi nga Gjykata e Lozanës.
Sipas Pogonit, Shqipëria ka përjetuar një kaos të thellë në sport dhe ka akuzuar ministrinë përkatëse për përgjegjësinë në këtë situatë.
“Qershia mbi tortë është që një nga ish-ministrat e ka çuar Komitetin Olimpik në SPAK,” përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit