“Me miell misri nuk bëhet bukë gruri”- Alliu: Shkëmbi dështoi dy herë para Tiranës

4 Nëntor 2024 | 21:35

Ish-futbollisti Ilirjan Alliu ka shprehur kritika të forta ndaj trajnerit të ekipit të Tiranës, Bledi Shkëmbi, duke e cilësuar një zgjedhje të papërshtatshme për ekipin. Në analizën e tij, gjatë një interviste në “Max Sport”, Alliu përmendi performancën e dobët të Tiranës këtë sezon, ku ekipi ka vetëm një fitore në 12 javë dhe rrezikon të bjerë më poshtë në renditje pas ndeshjes së ardhshme midis Laçit dhe Bylisit.

Alliu vuri në pah se Tirana, si një “pasuri kombëtare,” ka një identitet dhe kulturë të veçantë që kërkon trajtues të përshtatshëm. Ai theksoi se, ndryshe nga Partizani, që tradicionalisht ka tërhequr lojtarë nga rajone të tjera të Shqipërisë, Tirana duhet të ruajë ADN-në e vet dhe karakterin e qytetit. Ai gjithashtu theksoi dështimet e mëparshme të Shkëmbit me ekipe të tjera, veçanërisht në aventurën e tij me Dinamon, e cila përfundoi me rënien e ekipit në një kategori më të ulët pavarësisht investimeve të mëdha.

Alliu përmbylli komentet e tij me një shprehje popullore: “Me miell misri, nuk bëhet bukë gruri,” duke nënkuptuar se aftësitë dhe stili i Shkëmbit nuk përputhen me kërkesat dhe traditat e klubit të Tiranës.

“Te Partizani shkon se kanë gjithë jetën që i marrin nga Korca, Tepelena, Përmeti. E pranon se kështu është ndërtuar Partizani në historikun e tij. Te Tirana ka humbur ADN, nuk këndohet me kënga tironse. Të flasim hapur, megjithë respektin për Bledi Shkëmbin si drejtues, si teknik, si futbollist, por unë do të isha menduar shumë gjatë për të. Ka dështuar me sukses në çdo aventurë të tij, dy dështime me sukses të tmerrshme dhe me shumë investime, sidomos te Dinamo që u projektua të fitonte Champions League dhe pastaj ra direkt në Kategorinë e Tretë pa ndaluar në të dytën fare. Por te Tirana kishin një shprehje me aq pak kohë sa isha unë aty: “Me miell misri, nuk bëhet bukë gruri”, tha Alliu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026