Tirana pa spektatorë, Pogoni: Shkak-pasojë, lojtarët e Vllaznisë provokuan tifozët

4 Nëntor 2024 | 19:29

Tirana është dënuar nga Komisioni i Disiplinës për t’i zhvilluar pa tifozë për gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen kundër Vllaznisë, ku hodhën lëndë plasëse që kanë dëmtuar tre lojtarë shkodranë.

Çështja Tirana ishte kryefjalë në emisionin e ri sportiv “Max Sport”, moderuar nga Altin Sulçe, që tanimë transmetohet në “Euronews Albania”, çdo të dielë në mbrëmje në orën 22:10.

I ftuar në program, ishte Artan Pogoni, i cili dha një tjetër këndvështrim.

“Po ta rishikojmë edhe njëherë atë që ndodhi, tifozët e Tiranës u provokuan nga futbollistët e Vllaznisë. Kanë shkuar atje dhe kanë bërë edhe gjeste pas golit. Është shkak pasojë.

Sigurisht që nuk mund të mbështes atë sjellje dhe veprimin e bërë nga tifozët e Tiranës, por në gjithë botën nëse ti shënon gol dhe provokon tifozerinë kundërshtare, kemi parë episode nga më të ndryshme, janë gjuajtur dhe janë sharë.

Megjithatë dënimi nga Disiplina ishte skandaloz. Si mundet të përjashtosh një tifozeri të tërë për shkak të dy apo tre tifozëve, të cilët janë proceduar nga policia e shtetit”, tha Pogoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026