“Bast me fatin juridik”: Kikia befasohet nga kandidimi i Metës në listën e hapur

10 Mars 2025 | 21:00

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, analisti Mentor Kikia komentoi vendimin e Ilir Metës për të kandiduar në listën e hapur në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas tij ky veprim i Metës do të sigurojë katër mandate për Partinë e Lirisë dhe, njëkohësisht, lufton për të qenë një numër shtesë mbi mandatet e sigurta që i ka ofruar PD në koalicion.

“Në momentin që futet në listën e hapur, mund të jetë një vetëbesim që do ta çojë në marrjen e mandatit të deputetit, por ndërkohë, i kursen partisë një mandat tjetër që do ta merrte ky afrofe. Kjo do të thotë që partia e tij do t’i marrë ato mandate të sigurta nga lista e përbashkët me Partinë Demokratike, dhe ndërkohë ky futet për llogari të Partisë së Lirisë, duke shtuar numrin e deputetëve të kësaj partie në parlament,” tha Kikia.

Megjithatë, ai shtoi se ky vendim është shumë i guximshëm nga ana e Metës dhe ka mbetur i habitur nga ky lloj hapi. Sipas tij, në një listë të sigurt, Meta do ta merrte automatikisht mandartin e deputetit dhe kjo do ta çonte në lirimin nga burgu, ndërsa me këtë vendim, ai e cilësoi si një “bast” të Metës me fatin e tij juridik.

“Më duket pak e guximshme, sepse llogaritë për mandatin e Metës nuk ishin thjesht për një mandat më shumë apo më pak për Partinë e Lirisë, por llogaritë janë në raport me masën e tij të sigurisë. Në momentin që ai merr mandatin e deputetit, automatikisht lirohet nga burgu dhe pastaj vazhdon historia. Nëse opozita fiton, prokuroria mund të bëjë ose jo apelin dhe kërkesën për ta rikthyer në arrest dhe do fillonin procedurat nga fillimi. Këtë gjendje juridike që ai ka sot mund ta ndryshojë vetëm mandati i deputetit. Besoj se, nga ky këndvështrim, Metës do t’i kishte interesuar një vend në listë të sigurtë, dhe më duket se ky është një vendim surprizues. Më duket si një bast, jo me mandatin, por me fatin e tij juridik,” përfundoi Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i policisë së Shkodres. Vendimi i Standarteve Profesionale, ka ardhur pasi Berberi vetëm pak ditë më parë...
15:25 | 27/06/2026

Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në...
13:18 | 27/06/2026

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026