Të rinjtë sjellin dëshmitë e diktaturës përmes ekspozitës “Zërat e kujtesës”

11 Mars 2025 | 16:31

“Zërat e kujtesës” titullohet ekspozita me punë të nxënësve të shkollës “Jan Kukuzeli” në Durrës, që sjell përmes pikturave, instalacioneve a skulpturave, dëshmi të personave që kanë vuajtur gjatë periudhës së komunizmit.

Përmes krijimeve të të rinjve, kjo ekspozitë shpalos jetën në diktaturë ndërsa emrin e merr nga një kolanë e botuar nga Instituti për studimin e krimeve dhe Pasojave të komunizmit.

Pasqyra e heshtur, enët bosh qëndrojnë përkrah veprave në pikturë, tekstil, vizatim, grafikë që denoncojnë “fasadat e lumturisë”, radhën për ushqim, hijet njerëzore dhe dyert e dhimbjes si porta që u mbyllën përgjithnjë.

“Projekt i veçantë i ISKK që ka të bëjë me komunikimin me brezin e ri, pjesë e misionit tonë për zbardhjen e së shkuarës në një formë alternative”, tha drejtori i ISKK Çelo Hoxha.

“Arritën të depërtojnë në histori kaq të ndjeshme e t’i kthejnë në ngjyra, formë e fjalë, të krijojnë empati në historitë e së kaluarës. Janë parë në 360 gradë sepse donim të kishte larmi dhe veprat të ndërtoheshin në një koncept”, u shpreh Franc Priska, profesor pikture dhe kurator.

Një mozaik historish, të cilat rrëfehen bashkë e që sjellin para syve tanë vuajtjet e jetuara gjatë komunizmit erdhën pranë piramidës përmes 30 punimeve të 20 nxënësve. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy ditë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)

Në një shtëpi të zakonshme në Librazhd, muret flasin përmes artit. Çdo cep është i mbushur me piktura, të realizuara përgjatë afro 50 viteve krijimtari....
18:57 | 03/07/2026

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

Qyteti i Gjirokastrës, për dy ditë me radhë, është shndërruar në një qendër akademike ndërkombëtare për shkencën, inovacionin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e...
17:47 | 03/07/2026

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026