Zbardhen emrat, cilët janë kandidatët e PD në listat e sigurta

12 Mars 2025 | 19:05

Mesnata e kësaj të mërkure është afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025. Partitë politike pritet të dorëzojnë në KQZ listat përfundimtare të kandidatëve për të 12 qarqet e vendit deri në orën 24:00.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije disa nga emrat që do të jenë në listat e sigurta të Partisë Demokratike në qarqe të ndryshme të vendit.

Në Shkodër, lista e sigurtë e PD-së përfshin:

  • Luciano Boci
  • Greta Bardeli
  • Ramadan Lika
  • Kliti Hoti

Në Vlorë, kandidatët në listën e sigurtë janë:

  • Bujar Leskaj
  • Atird Hoxha
  • Ina Zhupa
  • Vangjel Dule

Ndërsa në Dibër, lista e sigurtë përfshin:

  • Xhelal Mziun
  • Denisa Vatan

Për qarqet e Kukësit dhe Gjirokastrës, drejtuesit politikë Flamur Hoxha dhe Tritan Shehu do të jenë përfaqësues të PD-së.

Në Lezhë, lista e mbyllur e PD-së përfshin emrat e:

  • Agron Gjekmarkaj
  • Elda Hoti

Po ashtu, në Tiranë, lista përfshin disa figura të njohura të PD-së, si:

  • Sali Berisha
  • Edi Paloka
  • Albana Vokshi
  • Belind Këlliçi
  • Flamur Noka
  • Jozefina Topalli
  • Besart Xhaferri
  • Fatmir Mediu
  • Erisa Xhixho
  • Klevis Balliu
  • Mesila Doda
  • Tedi Blushi

Emrat në qarkun e Durrësit, në listën e sigurtë janë:

  • Oerd Bylykbashi
  • Gent Strazimiri
  • Manjola Luku
  • Igli Cara
  • Artan Luku, përfaqësues i Partisë Agrare Ambientaliste.

Emrat në qarkun e Korçës në listën e mbyllur janë:

  • Ivi Kaso
  • Ledina Alolli
  • Bledion Nallbati.

Lista e sigurtë në qarkun e Fierit përfshin:

  • Gazment Bardhi
  • Luan Baçi
  • Eduart Sharka
  • Saimir Korreshi
  • Brunilda Haxhiu, përfaqësuese e Partisë së Lirisë.

Në listat e mbyllura të Elbasanit, do të jenë:

  • Tomorr Alizoti, drejtuesi Politik
  • Edmond Haxhinasto, kandidati i Partisë së Lirisë

Në qarkun e Beratit, lista e sigurtë përfshin:

  • Eno Bozdon
  • Zija Ismailin.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026