Kryeministri i ardhshëm i Grenlandës kundër kërkesës së Trump për të marrë ishullin

13 Mars 2025 | 11:22

Kryeministri i mundshëm i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit, duke theksuar se qytetarët duhet të vendosin për të ardhmen e tyre ndërsa lëvizin drejt pavarësisë nga Danimarka.

Nielsen, pas fitores në zgjedhje të Partisë së tij Demokratike, e cila favorizon një rrugë graduale drejt pavarësisë, tha se qytetarët duan të jenë të pavarur dhe “të ndërtojnë shtetin e tyre”, raportoi AP.

“Ne nuk duam të jemi amerikanë. Jo, ne nuk duam të jemi danezë. Ne duam të jemi qytetarë të Grenlandës dhe duam pavarësinë tonë në të ardhmen”, tha Nielsen për Sky News.

Ai shtoi se qytetarët do të vazhdojnë të punojnë në rrugën e tyre drejt pavarësisë, pavarësisht presioneve të jashtme, përfshirë përpjekjet e Trump.

Grenlanda ka kohë që po shkon drejt pavarësisë dhe katër nga pesë partitë kryesore politike e mbështesin këtë qëllim.

Partia Demokratike e Grenlandës arriti sukses të madh në zgjedhjet parlamentare, duke fituar 10 mandate.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026