Rusia synon të mbajë kontrollin e territoreve të pushtuara ukrainase
Administrata amerikane po bëri përpjekje për të përfunduar luftën në Ukrainë, duke i bërë presion Kremlinit, por Moska ka bërë përparime territoriale dhe disa zyrtarë rusë deklarojnë se janë të gatshëm të mos bëjnë lëshime.
Pavarësisht sulmeve të mëdha ukrainase, të cilat këtë javë shkaktuan viktima në Moskë, shumë rusë shpresojnë se negociatat do të përfundojnë me një fitore për Rusinë, përfshirë njohjen ndërkombëtare të kufijve të rinj të marrë me forcë.
Zyrtarët thonë se qëllimi është njohja ndërkombëtare e kufijve të rinj që janë marrë me forcë nga ushtria ruse.
“Është e qartë se do të ketë një zgjidhje dypalëshe mes nesh dhe Kievit. Duhet të arrihet një traktat paqeje që do të legalizonte kufijtë e rinj të Rusisë dhe kufijtë post-sovjetikë të Ukrainës”, thotë ish Ambasadori rus Alexander Kramarenko.
Sipas Presidentit Putin, Rusia do të vazhdojë ofensivën dhe nuk do të pranojë një zgjidhje që dëmton ambiciet territoriale. Kritikët e Putinit pretendojnë se mund të ketë kompromise për çështje të tjera, por jo për kufijtë. Zyrtarët rusë po presin bisedime me zyrtarët amerikanë pas negociatave të fundit mes SHBA-së dhe Ukrainës në Arabinë Saudite.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)