Policia publikon planin e masave për Ditën e Verës, akset rrugore që do të bllokohen

13 Mars 2025 | 22:59

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar mbi planin e masave me rastin e festimeve të Ditës së Verës të premten më 14 mars.

Shërbimet policore do të jenë të fokusuara në aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë dhe Elbasan, ku do të ketë disa segmente rrugore të cilat do të bllokohen dhe do të jenë në funksion të festimeve për qytetarët.

“Në Elbasan, gjatë pasdites së të enjtes dhe ditën e premte, datë 14 mars, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit.

Në Tiranë, gjatë ditës së nesërme, datë 14 mars, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe në rrugët ‘Papa Gjon Pali II’ dhe ‘Ibrahim Rugova’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen më datë 14.03.2025, me rastin e Ditës së Verës.

Për zbatimin e këtij plani masash do të angazhohen në terren, në të gjithë vendin, punonjës të Policisë së Rendit, të Policisë Rrugore dhe të Patrullës së Përgjithshme, të cilat do të mbështeten nga shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Këta punonjës do të jenë të planifikuar me shërbim në sheshet dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet, në të cilat do të ketë numër të madh të qytetarëve dhe mjeteve.

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve, në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Policisë Bashkiake do të jenë në terren, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim shmangien e krijimit të trafikut dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët, që të zbatojnë masat kufizuese dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për të ndihmuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Në çdo rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të komunikojnë me punonjësit e Policisë që do të jenë me shërbim në terren ose mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112″, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026