Dyshohet se i vodhi Range Rover-in vëllait, arrestohet 54-vjeçari në Elbasan

11 Mars 2025 | 13:49

Një 54-vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit, pasi u kap duke drejtuar automjetin e vëllait të tij.

Sipas policisë, arrestimi u krye pas një kallëzimi nga vëllai i tij 52-vjeçar, i cili kishte denoncuar se i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”.

“Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ‘Vjedhja’. Më 10 mars, shtetasi L. H., 52 vjeç, ka kallëzuar se gjatë natës i ishte vjedhur automjeti i tij, tip ‘Range Rover’, i parkuar në lagjen ‘Beqir Dardha’. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’ dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, vëllai i shtetasit L. H., i cili u kap duke drejtuar automjetin e vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026