English

Dita e gruas, në Elbasan kujtohen viktimat e dhunës në një aktivitet ndërgjegjësues

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ashtu sikurse është traditë në Shqipëri, 8-Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet me urime, dhe dhurata. Teksa arsyet e urimeve janë të mëdha, këtë 8 Mars, në ditën e Gruas, organizata të shoqërisë civile në Elbasan organizuan një aktivitet ndërgjegjësues, për të drejtat e grave dhe për të kthyer kokat pas për të gjitha ato gra që nuk jetojnë, jo sepse fati e tyre e deshi, por e deshën duart e një burri.

- Advertisement -

“Megjithse është bërë goxha punë për te drejtat përsëri situata sidomos në Shqipëri njihet si është. Në vendimarrje janë arritur disa rezultate por në fusha të tjera dhe në lidhje me dhunën që ushtrohet ndaj grave, situata është shumë alarmante. Sipas të dhënave të OKB në Shqipëri në çdo 3 gra, 2 kanë përjetuar ekspetinca dhune psikologjike, fizike apo seksuale. Unë mendoj që siç bëjnë gratë në gjithë botën duhet të ngrihemi për të kërkuar të drejtat tona”, u shpreh një qytetare.

“Përveçse 8 Marsi festohet, një pjesë e nënave dhe motrave e kanë një betejë të përditshme. Nuk e mendojnë si festë por si një luftë të përhershme të gruas ndaj gjithë fenomeneve negative që cënojnë të drejtat dhe liritë e grave. Një grua bën më te mirën e saj kur ajo është e fuqizuar nëpërmjet arsimimit të saj, nëpërmjet pavarësisë së saj.”, tha një tjetër zonjë.

Slogani për këtë vit për 8 Marsin është: PËR Të Gjitha Gratë dhe Vajzat, të jenë të lira, të pavarura, të kërkojnë të drejtat e tyre të garantuara me ligj si dhe të çlirohen nga mentaliteti patriarkal i së shkuarës.

“Kjo të jetë një ditë jo vetëm sot por edhe në vazhdim, që të mendojnë që kanë një grua në shpi, kanë një motër përjashta dhe ta respektojnë këtë njeri sepse është pjesë e domosdoshme e shoqërisë. Pa gra, pa nëna, pa motra, nuk vazhdon dot jeta”, ka thënë një grua pjesë e organizimit.

Pjesë e këtij organizimi të shoqërisë civile, ishin dhe një numër vajzash të cilat ngrenë zërin për të drejtën e barazisë, një prej të cilave thekson të drejtën për të jetuar dhe rëndësinë e vajzave në shoqëri.

“Ky 8 Mars na kujton se barazia nuk është një dhuratë por është një e drejtë. Dhe unë mesazhin tim do doja ta lidhja me rolin e vajzave në shoqëri duke qenë që deri më sot një rëndësi më e madhe i është dhënë rolit të djalit. Në momentin që edukojmë një vajzë të fuqishme, një vajzë që e mbështesim në të ardhmen e saj, do të kemi një vajze të fuqishme”, tha ajo.

Le të shërbej ky 8 Mars si reflektim për të gjitha ato gra që nuk u mbrojtën dot dhe sot u duhet treguar gjithë atyre që vuajnë nga dhuna, të tregohen të guximshme dhe të denoncojnë për të shpëtuar jetën e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?