84-vjeçari në “Real People”: Bashkëshortja më la amanet të martohesha, nuk e bëra!

8 Mars 2025 | 19:03

Gjatë rrëfimit në “Real People”, Ismeti 84-vjeç, thekson se gjërat e çmuara që mbart në shtëpinë e tij, nuk do i humbas asnjëherë dhe mund t’ia lej fëmijëve, për të cilat Ismeti beson se edhe ata do i ruajnë me fanatizëm si vetë ai.

“Të gjitha do ua le fëmijëve, madje edhe nipi më thot mos i humb këto. Këtu jetoj vetëm por i vizitoj shpesh fëmijet njerëzit e afërt”, tha 84-vjeçari.

Ismeti ka rrëfyer se sa e vështirë është jetesa pa bashkëshorten e tij, dhe tregon amanetin e fundit të lënë nga ajo, të cilin ai nuk e ka përmbushur dot.

“Është shumë e vështirë kur bashkëshortit i ndahet gruaja nga jeta. Kalon një jetë me të dhe tani sikur jo gruaja po edhe kafshë të jetë, të duket sikur të plotëson. Ajo më la amanet të mos rri vetëm. Më tha se po iki nga kjo botë dhe të martohesha me dikë tjetër. I thash nuk marr tjetër, unë  e kisha ndarë mendjen. Kemi pasurr vështirësitë e jetës por në përgjithësi kemi qenë mirë. Atë e lodhi jetesa e vështirë. Ruaj shumë kujtime nga ajo,një ndër to është një makinë qepëse e saj. Fëmija i vogël ishte rreth 22 vjeç kur bashkëshortja ndërroi jetë. Por siç e kam bërë do vazhdoj ti ruaj të gjitha gjërat, makineritë”, shton ai.

I pyetur nëse e ka menduar te largohej nga Shqipëria, Ismeti thotë se nuk e ka menduar asnjëherë dhe nuk do e bënte as në vijim pasi ndihet më mirë në Lushnjë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026