COVID-19 në Evropë, Franca gati të lehtësojë masat, në Gjermani rënie e infektimeve
Qeveria franceze po punon për një kalendar të ri lehtësimi prej 4 fazash, në bazë të të cilit dyqanet, baret dhe restorantet do të rihapen më 19 maj dhe në fund të qershorit nuk do të ketë më shtetrrethim.
Njoftimi do të bëhet në mbrëmje nga pallati Elize, bashkë me publikimin e intervistës që presidenti francez Emmanuel Macron u ka premtuar mediave të ndryshme rajonale.
Njëra prej tyre konfirmoi se më 3 maj kufizimet për të lëvizur përtej distancës prej 10 km nga shtëpia do të hiqen dhe po ashtu nxënësit e gjimnazeve do të mund të kthehen fizikisht në shkolla.
Ndërkohë, në Gjermani zyrtarët kanë mirëpritur në mënyrë të moderuar një rënie të infektimeve të COVID-19 në ditët e fundit. Sidoqoftë, ata paralajmëruan se është ende herët për të festuar.
“Kjo nuk mjafton. Të gjithë në institucionin tonë janë të lumtur nga rënia e shifrave, por është shumë herët për të folur për një trend”, u shpreh Lothar Wieler, president i Institutit Robert Koch.
Ndërkohë, në ishullin e Procida-s, në Itali, vijon vaksinimi në masë. Të mërkurën, me rastin e ditës së parë kushtuar personave mbi 50 vjeç, u administruan rreth 700 doza vaksinash. Një shifër e ngjashme pritet të arrihet edhe të enjten, kur janë thirrur qytetarë të moshave nga 40 në 49 vjeç në qendrën e vaksinimit të ngritur në selinë e bashkisë së ishullit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq