Futbollisti nigerian plagoset lehtë, reagon skuadra e Flamurtarit
Një konflikt i çastit në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e lehtë në dorë futbollistit nigerian Sodiq Atanda në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 18:00, në zonën e njohur si “Kali i Trojës”, ku 31 vjeçari, është dëmtuar në dorë, dyshohet me mjet prerës thikë.
Pas marrjes së mjekimit në spital, i dëmtuari është paraqitur në komisariat për të denoncuar ngjarjen. Falë veprimeve të shpejta të Policisë së Vlorës, është identifikuar autori i dyshuar, D. B., 21 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Paraprakisht, ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Lidhur më këtë rast ka reaguar dhe skuadra e Flamurtarit, të cilët sqarojnë se i plagosuri lehtë është futbollisti nigerian i kësaj skuadre dhe se ai paraqitet në gjednje të mirë pa asnjë dëmtim.
Reagimi i plotë:
“Lidhur me lajmin e publikuar ne media mbi sulmin kunder futbollistit tone Sodiq Atanda , kerkojme te saktesojme se futbollisti nuk ka asnje demtim.
Fatmireshisht eshte nje ngjarje e mbyllur pa asnje demtim fizik dhe futbollisti gezon shendet te plote.
Agresori eshte nje person me probleme te shendetit mendor”.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia