Kryeministri britanik: Putin “t’i ndalë sulmet barbare” dhe të pranojë armëpushimin

15 Mars 2025 | 12:31

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë në një takim online me liderët botërorë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet t’i ndalë sulmet kundër Ukrainës dhe të pajtohet për një armëpushim.

Duke folur para 25 liderëve, kryesisht evropianë, në një samit virtual më 15 mars, Starmer u ka bërë thirrje atyre që të vazhdojnë presionin ndaj Moskës dhe ka thënë se duhet të jenë të gatshëm të ruajnë marrëveshjen për armëpushim me forcat e veta.

“Nëse Putini është serioz për paqe, është shumë e thjeshtë, ai duhet t’iu japë fund sulmeve barbare ndaj Ukrainës dhe të pajtohet për armëpushim”, ka thënë Starmer përmes video-lidhjes, në të cilën kanë marrë pjesë edhe liderë të Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, por jo të Shteteve të Bashkuara.

“Ne duhet ta çojmë punën përpara dhe të përgatitemi për paqe, dhe për një paqe që do të jetë e garantuar dhe do të zgjasë”, ka thënë ai.

Teksa Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina analizojnë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për një armëpushim 30-ditor, Starmer pritet të kërkojë propozime konkrete për ndihmë logjistike, financiare dhe ushtarake për Kievin, në këtë takim që e ka përshkruar si “koalicion i vullnetit”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E pazakontë, shkencëtarët bëjnë bukë duke përdorur majanë e gjetur në një mumje 5,000-vjeçare

Shkencëtarët kanë pjekur një bukë me maja duke përdorur lloje majaje të mbledhura nga një mumje 5,000-vjeçare dhe tani planifikojnë të shohin nëse mund t’i...
17:11 | 05/06/2026

Von der Leyen në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Procesi i zgjerimit të bllokut duhet më i shpejtë

Presidentja e Komisionit Evropian bëri thirrje të premten për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të bllokut dhe theksoi progresin sipas Planit të Rritjes së BE-së...
16:10 | 05/06/2026

Norvegjia kundërshton tarifat e reja: Nuk pajtohemi me vlerësimin e autoriteteve amerikane

Norvegjia hodhi poshtë një vlerësim të SHBA-së se vendi nordik nuk ka arritur të parandalojë punën e detyruar. Kështu deklaroi ministri i jashtëm Espen Barth...
16:07 | 05/06/2026