Rama: Projekti për Zvërnecin nuk është ide e re, është deklaruar që gjatë fushatës

5 Qershor 2026 | 18:50

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorët e Zvërnecit ka deklaruar se investimi në atë zonë nuk është një ide e re, por një angazhim i thënë që gjatë fushatës elektorale. Ai theksoi se zhvillimi i zonës do të realizohet përmes investimeve private.

Rama shtoi se një investitor i madh kanadez kishte shprehur interes për të investuar në Shqipëri që kur ai ishte në opozitë, por ishte tërhequr për shkak të disa pakënaqësive në atë kohë.

“Zvërneci nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë që do bëjmë një gjë të tillë. Do e bëjmë me investime private. Unë isha në Tivat. Tivati ka qenë vendi më i pazhvilluar i Malit të Zi. 10 mijë banorë që nuk shkonin turistë. Papunësi, iknin të gjithë rinia nga Tivati dhe fati që duhet ta kapte Shqipëria, se një investitor i madh kanadez erdhi në Shqipëri, dhe ka ardhur në periudhën që ishim në opozitë. I kërkuan pjesën dhe ai u pataks”, tha kryeministri.

Mes shumë të tjerash, Rama ka theksuar gjithashtu se ndërtimi në këtë zonë ka ardhur pas një marrëveshje mes investitorëve dhe privatëve. Ai theksoi se pronarët privatë merren vesh privatisht me investitorët dhe vendosin ata. Kryeministri shtoi se për pronë private nuk vendos as qeveria e as protestuesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare dhe fëmijët që luajnë, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë një video në rrjetin social Facebook lidhur me protestën që po zhvillohet në kryeqytet, e cila sot...
08:21 | 01/07/2026

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026