Aksident i rëndë në Kodrën e Rrushbullit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Kodrën e Rrushbullit, në Durrës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Në përplasje janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen” dhe një tjetër tip “Ford”, ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.
Për shkak të impaktit të fortë, drejtuesi i mjetit “Ford” ka mbetur i bllokuar brenda makinës, duke kërkuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për të dalë.
Sipas burimeve nga spitali, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Testet e kryera kanë konfirmuar se asnjëri prej drejtuesve nuk kishte konsumuar alkool para aksidentit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta