“Jam në gjyq me Ramën!” Sevim Arbana flet për procesin gjyqësor me kryeministrin

16 Mars 2025 | 18:12

Aktivistja Sevim Arbana vjen në emisionin Profil me një rrëfim të ndjerë për jetën e saj. E rritur pa baba por me nënën dhe motrat, aty ndjeu për herë të parë feminizmin të cilin nuk e njihte si nocion por e ktheu në mision.

E patrembur në luftën e saj për të drejtat e njeriut është gati të shkoj në gjyq me këdo…madje dhe me Kryeministrin e vendit, të gjitha këto i ka rrëfyer në emisionin “Profil” të gazetares Greta Topjana!

“Aktualisht sot jam në një gjyq qesharak me Ramën të cilin nuk e ka fituar as ai , as unë. Gjykata nga 10 milionë lekë që kërkoi Rama më ka detyruar mua vetëm 200 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë ka pranuar vetëm pjesërisht padinë e Ramës kundër meje, pasi shprehet se Arbana është zë publik dhe ka të drejtë të flasë në kontekstin e shoqërisë civile.

Në anën tjetër e ka kaluar më një ofendim që kam bërë unë kur kam thënë se 20 vjeç ishte psikopat, tani është superpsikopat. Unë kam parë kur na ftoi Rama për strategjinë e fëmijëve, që kur një nga deputetet seç i thotë dhe ky e pickon. E unë kam thënë që ai është autokrat nuk i pëlqen mendimi i të tjerëve. Kjo ka ndodhur në janar, në 1 gusht të 2019 mua më vjen dosja, padia nga Rama”,-tha Sevim Arbana.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026